De Biasi “arsyeton” trajnerin për humbjen turpëruese

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Giani de Biasi, folur pas humbjes turpëruese 0-4, të Shqipërisë përballë Skocisë.

De Biasi ka mbrojtur pasardhësin e tij në krye të kuqezinjve, Cristian Panucci, duke thënë se po bën gjithçka mundet me lojtarët që ka në dispozicion.

“Ishte situatë e vështirë për trajnerin, pasi skuadra ishte në inferioritet numerik ndaj një kundërshtari që vraponte shumë. Nuk ishte aspak e lehtë, pasi mungonin disa lojtarë, Roshi, Sadiku dhe tani Hysaj. Ekipi nuk ishte i plotë dhe hasi në shumë vështirësi ndaj një skuadre të fortë. Unë dal në mbrojtje të trajnerit, pasi bën gjithçka mundet me futbollistët që ka në dispozicion”, tha De Biasi.

“Nuk ka shumë për të thënë. për fat të keq pësuam gol që në fillim më pas luajtëm gjatë gjithë ndeshjes me 10 futbollistë. Skocia është një skuadër e fortë, me lojtarë cilësorë në përbërje dhe që ishin në gjendje shumë të mirë fizike. Ishte një ndeshje shumë më e vështirë nga sa e imagjinoja”, shtoi ai.

Të ngjashme