Për tërmetin që ka goditur sot Shqipërinë ka reaguar edhe ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.
Përmes një postimi në Facebook ai ka shprehur dhimbjen për viktimat nga tërmeti, derisa shpreson që Shqipëria t’i kthehet sa më shpejtë normalitetit.
“Me gjithë zemrën time shpreh afërsinë, dhimbjen time, për viktimat dhe për të gjithë popullsinë e goditur nga tërmeti në Shqipëri. Shpresoj shumë që të ktheheni në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe se ka një ndihmë thelbësore për njerëzit që kanë humbur shtëpinë e tyre! Ngushëllime për ata që kanë humbur të dashurit në këtë përvojë të dhimbshme. Guxim dhe shumë forcë reagimi. Forconi Shqipërinë”, ka shkruar De Biasi.
18 viktima deri më tani janë nga tërmeti i sotëm në Shqipëri, derisa mbi 600 të tjerë janë të lënduar.