Futbollisti i Manchester City-t, Kevin De Bruyne, i ka dalë në mbrojtje trajnerit të tij, Pep Guardiola, pasi që ky i fundit u akuzua për racizëm nga Yaya Toure.
Toure kishte thënë që e pyet veten shpesh se pse Guardiola ka pasur probleme me lojtarët afrikanë.
“Nuk e di nëse është shkruar keq apo nëse ka qenë e ekzagjeruar” ka thënë De Bruyne për BBC Football.
“Kur nuk luan gjithmonë tenton që ta gjesh një arsye”.
“Kurrë nuk kam parë asgjë, do të kishte qenë shumë e çuditshme nëse trajneri do të ishte racist me tërë ata lojtarë me ngjyrë që i kemi në ekipin tonë”.