Kevin De Bruyne nuk do të mund të paraqitet rreth një muaj në fanellën e Manchester Cityt, shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Fulhamit në Kupën e Ligës.
Manchester City ka marrë një lajm aspak të mirë nga lojtari kryesor i skuadrës.
Kevin De Bruyne do të mbetet jashtë fushave rreth një muaj shkaku i lëndimit të pësuar në Kupën e Ligës, ku Manchester City ka mposhtur 2:0 Fulhamin.
Ylli i Manchester Cityt ka humbur tashmë gjashtë javët e para të këtij sezoni dhe pritet të mbetet jashtë fushave të blerta edhe për një muaj.
Përveç derbit me Manchester United, reprezentuesi belg do të mungojë edhe në ndeshjet kundër Southamptonit, West Ham Unitedit dhe Shaktar Donstekut në Ligën e Kampionëve.