De Gea dhe Unitedi me marrëveshje të re

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

David De Gea do të nënshkruajë kontratë të re me Manchester Unitedin, nga e cila do t’i përfitojë 375 mijë funte në javë.

Mediumi anglez, Daily Mail, pohon që spanjolli do ta bëjë një gjë të tillë posa ata të kthehen nga turneu parasezonal.

Në kontratën e tij përfshihen gjithashtu edhe disa bonuse që do ta bënin atë portierin më të paguar në botë.

Gardiani ishte spekuluar për muaj të tërë për një largim nga “Old Trafford”, mirëpo si duket negociatat mes të dyja palëve më në fund kanë rezultuar të frytshme.

Të ngjashme