De Gea do të bëhet më i paguari në Premier League

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Djajtë e Kuq kanë vendosur ta hapin kuletën.

Ata pritet që për ta mbajtur në skuadër portierin David De Gea, t’ia rrisin rrogën.

Me kontratën e re ylli i Manchester United do të bëhet jo vetëm portieri, por edhe futbollisti më i paguar në Premier League, shkruan Mirror.

365 mijë funta në javë pritet të përfitojë spanjolli, me çka do ta tejkalojë bashkëlojtarin Alexis Sanchez dhe yllin e Arsenalit, Mesut Ozil.

Përndryshe kontrata e tanishme De Geas i skadon në fund të viti tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme