De Gea mund ta vazhdojë kontratën

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Manchester United i ka nisur bisedimet me portierin spanjoll për vazhdimin afatgjatë të bashkëpunimit

David de Gea mund ta vazhdojë karrierën në Manchester United.

“Djajtë e Kuq” tashmë i kanë nisur bisedimet me portierin spanjoll për vazhdimin e kontratës.

Për këtë siguron mediumi “Fichajes”, përcjell “Gazeta Express”.

Kontrata aktuale e përfaqësuesit spanjoll do të skadojë në më pak se dy vjet.

Por, klubi nga “Old Trafford” është i vendosur për ta vazhduar bashkëpunimin me ish-portierin e Atletico Madridit.

United dëshiron ta evitojë përsëritjen e situatës aktuale të Paul Pogbas, të cilin mund ta humbasë pa para verën tjetër.

Të ngjashme