Frenkie de Jong do t’i bashkohet Barcelonës më 1 korrik të vitit 2019, duke u bërë lojtari i 20-të nga Holanda që luan për gjigantin katalonjas. Për De Jongun, Barcelona ka paguar 75 milionë euro, shifër që mund të shkojë deri në 86 milionë, varësisht nga performanca e lojtarit.
Me kalimin mesfushori do të shkojë hapave të gjigantëve holandezë që kanë luajtur për Ajaxin para se të shkëlqejnë te Barcelona.
Pas vazhdimit të këtij trendi nga 21-vjeçari, FIFA sjell disa nga holandezët e famshëm të Ajaxit që kanë shkëlqyer te Barcelona gjatë viteve.
Johan Cruyff
Johan Cruyff është holandezi i parë që ka luajtur për Barcelonën dhe futbollisti më i madh i Holandës i të gjitha kohërave. Ai ishte bashkuar me ish-trajnerin e tij tek Ajaxi, Rinus Michels, në gusht të vitit 1973 dhe la gjurmë të mëdha.
Pasi ngriti tri Kupa të Evropës me Ajaxin, Cruyff ishte vendimtar duke ndihmuar Barcelonën të fitojë La Ligan e Spanjës në stinorin debutues, trofeun e parë në 14 vite.