Man City afër nënshkrimit me super mesfushorin

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Manchester City duket se është afër të nënshkruaj me super mesfushorin turko – gjerman.

“The Sun” raporton se mesfushori i “Citizens” është gati të nënshkruaj një marrëveshje afatgjate me kampionët në fuqi të Anglisë.

Ditëve të fundit Gundogan ka qenë i lidhur me disa zëra që e dërgonin mesfushorin tek Ajax, në një marrëveshje që do ta sillte Frenkie de Jong në “Etihad”.

Gjithsesi, numri 8 i Manchester City është i lumtur tek skuadra dhe është i hapur për të nënshkruar një marrëveshje të re.

Kujtojmë se ditë më parë gjermani është shprehur i lumtur të luaj nën urdhrat e Guardiolas duke thënë se nën drejtimin e tij nuk mund të kesh paraqitje të keqe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme