Debat publik në Kuvend për Propozim-ligjin e arsimit të lartë

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 12:55 | Nga

Komisioni kuvendor për arsim, shkencë dhe sport, sot organizon debat publik për Ligjin e arsimit të lartë, në të cilin është paralajmëruar fjalim i ministres Renata Deskoska.

Në debatin publik do të marrin pjesë dekanë dhe rektorë nga universitetet publike dhe private, profesorë, përfaqësues të sindikatave, plenumeve, si dhe palë të tjera të involvuara të cilat morën pjesë në përgatitjen e këtij ligji. Propozimi dje kaloi në fazën e parë në seancën plenare në Kuvend me konkluzionin se është i pranueshëm dhe mund të kalojë në lexim të mëtutjeshëm.

Cilësia e arsimit dhe autonomia e universiteteve janë dy qëllime kryesore të Propozim-ligjit për arsim të lartë. Bëhet fjalë për tekst tërësisht të ri të ligjit, për shkak të mosfunksionimit dhe moszbatimit të ligjit aktual nga viti 2008, i cili për shkak të dobësive dhe paqartësive deri tani kishte 21 ndryshime dhe plotësime, ndërsa vetëm nga viti 2015 është ndryshuar pesë herë.

Përgatitja e tekstit filloi në qershor të vitit të kaluar kur u formua grupi i punës në MASH me përfshirje të përfaqësuesve nga të gjitha palët e prekura. Prej atëherë në kontroll publik ishin përfaqësuesit e tre projekt-versioneve me qëllim që përmes sugjerimeve dhe indikacioneve teksti të përmirësohet me vërejtjet e pranueshme.

Risitë që i sjell propozim-ligji janë formimi i Agjencisë për cilësi të arsimit të lartë e cila do t’i përfshijë si dy organe të ndara, Bordin për akreditim (i cili i miraton programet studimore) dhe Bordin për evaluim (i cili e kontrollon cilësinë e programeve akredituese të miratuara).

Zvogëlohen mandatet e rektorëve dhe dekanëve – prej katër në tre vjet. Për dekoncentrimin e fuqisë së rektorëve vendoset model i ri i zgjedhjes së tyre – me votim të drejtpërdrejtë të profesorëve të fakulteteve dhe të institucioneve për kandidatët e propozuar. Për kufizimin e fuqisë së ministrit të Arsimit dhe Shkencës, sërish, do të formohet Këshill kombëtar për arsim, shkencë dhe hulumtim, i cili do të ndërmarrë kompetenca nga ministri në fushën e arsimit të lartë.

Parlamentet e përhershme studentore të fakulteteve do të transformohen në universitare përkatësisht parlamentet e fakulteteve si trupa të universitetit, dhe jo si shoqata të qytetarëve siç kanë qenë të regjistruara sipas Ligjit ekzistues për arsim të lartë. Kuvendet e fakulteteve do të zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe në to do të marrin pjesë përfaqësuesit e studentëve të zgjedhur në zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe pastaj ata i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në nivel të universiteteve.

Të ngjashme