Në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit policia ka realizuar një plan operacional, me ç’rast është kontrolluar dhe bastisur një lokal. Pas një pune intensive operativo – hetimore, Njësiti i Hetimeve nga Stacioni policor Deçan dhe njësitet tjera në detyrë, me urdhër të Gjyqtarit të Gjykatës themelore në Pejë, dega Deçan, duke u koordinuar edhe […]
Deçan: Arrestohet për bixhoz të paligjshëm

Në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit policia ka realizuar një plan operacional, me ç’rast është kontrolluar dhe bastisur një lokal.
Pas një pune intensive operativo – hetimore, Njësiti i Hetimeve nga Stacioni policor Deçan dhe njësitet tjera në detyrë, me urdhër të Gjyqtarit të Gjykatës themelore në Pejë, dega Deçan, duke u koordinuar edhe me prokurorin e shtetit kanë realizuar bastisje të një lokali, nën dyshimin që ishin duke organizuar-lojëra të fatit ‘skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.
Bëhet e ditur se brenda në lokal janë gjetur një numër i konsiderueshëm i pajisjeve që shërbejnë për lojëra të fatit ‘ bastore sportive’, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit policor.
Lidhur me rastin është arrestuar SH.S.(1963), pronar i lokalit, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë











