Deçan: Rrëzohet në zebër i bie alltia nga brezi, e arreston policia

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Një situatë e pazakontë ka çuar në zbulimin e një arme zjarri në Deçan më dje rreth orës 09:35.

Derisa një qytetar po kalonte vendkalimin e këmbësorëve, ai është rrëzuar në rrugë, dhe në atë moment, nga brezi i tij i ka rënë një pistoletë.

Ngjarja është vërejtur menjëherë nga patrulla policore që ndodhej afër, e cila ka ndërhyrë dhe e ka ndaluar të dyshuarin, duke e shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një pistoletë së bashku me 9 fishekë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar.

Të ngjashme