Deçan: Rrokulliset vetura, lëndohet një person

Foto Ilustrim
| 20 Mar 2023 | 12:05 | Nga

Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të së hënës në qendër të Deçanit, tek vendi i quajtur “Rrethi i Carrabregut”.

Si pasojë e rrokullisjes së një veture është lënduar një person.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Driton Rugova, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës.

“I njëjti është dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Të ngjashme