Ilir Deda iu drejtua zëvendëskryeministrit Hoxhaj duke i thënë se nuk duhet konsensus i gjatë për të çkapur shtetin, ku Deda iu drejtua duke i nënvizuar se ai e di se kush e ka kapur shtetin.
Sa i përket udhëheqjes së dialogut me Serbinë, Deda theksoi se presidenti Thaçi nuk do të ketë mbështetjen e deputetëve për këtë udhëheqje, raporton Ekonomia Online.
“Nuk të vyn Enver për 1 vjet e ardhshme konsensus për me çkapë shtetin. Ju e dini më së miri kush e ka kapë shtetin, hajde ndërmerrni masa për çkapje nuk do ndërmerrni asnjë masë për atë punë. Thotë se duhet të ketë debat konstruktiv për këtë, qeveria t’i qaset në mënyrë konstruktive vendit. Platforma për dialog me Serbinë që e keni lansu dje është në kundërshtim me atë se çka thotë Komisioni Evropian”.
“Nuk është produkt i konsensusit e ju thoni se është konsensus, ju po bëni lojë në këtë legjislaturë s’ka me ju kalu loja të cilën e keni planifiku. As Thaçi nuk do ta udhëheqë dialogun. Nuk keni me i marrë 61 deputetë që kanë me ndejtë këtu, nuk ka mashtrime me deputetë më. Nuk keni me mbërri atë punë, konsensusin e keni fjalë po gjithçka bëni kundër konsensusit politik doni me na vendosë para aktit të kryer, doni këtë proces me përfundu me rezultat jo të mirë me Kosovën”.
“Hashim Thaçi s’ka me pasë përkrahje prej këtij kuvendi, as nuk do ta udhëheqë dialogun me Serbinë, as nuk do të keni delegacion të Kosovës që do të thotë PO në përfundim të këtij procesi që po i bën në mënyrë jotransparente kryetari i shtetit tonë. Çkapjen e shtetit nuk do ta bëjë qeveria që i ka 52 deputetë që e përkrahin, do ta bëjë qeveria e ardhshme pas zgjedhjeve të ardhshme”.
Ndërsa Hoxhaj i replikoi Ilir Dedës duke i thënë mos të shesin “përralla” për kapjen apo çkapjen e shtetit, raporton EO.
“Z. Deda nuk e mendova si retorikë, kemi pasë debate në këto 3 ditë e fundit sa i përket raportit të progresit. Unë mendoj se disa prej pjesëve të raportit e ato që i thashë z.Konjufca nuk janë vetëm vlerësime statike, të sakta, të mirëfillta politike, nëse dikujt i thu fazë e hershme është më shumë sesa vlerësim politik dhe për mua është e papranueshme që tha z. Konjufca që ne si shtet si parti politike ta shtrojmë çështjen pse përdoret një frazë e tillë “fazë e hershme”. Jemi të gatshëm për një mekanizëm si ta adresojmë temën e raportit në një plan afatgjatë, nuk është me rëndësi kush e udhëheq pozita apo opozita. Mos shitni përralla të tilla të kapjes apo çkapjes së shtetit”.
“Këtu në Kosovë problemi themelor është se pushteti prej vitit 1999 nuk ka arritë me kriju një sistem shtetëror të pushtetit nuk është një lloj naiviteti apo pafajësie, ky ka qenë projekt i qëllimshëm se ata që janë në qeveri me u ndi të plotfuqishëm. Nuk keni arritë me kriju një sistem stabil që funksionon përtej pushtetit”, replikoi Konjufca.