Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka kujtuar vitin 2009, që sipas tij, lidh gjithçka që tani po ndodh në politikë, e që do të ndodhë në javët e ardhshme. I njëjti e ka shpjeguar këtë gjë sipas këndvështrimit të tij.
Sipas Dedës, mundësinë e listës së përbashkët opozitare e kanë prishur deklaratat e LDK-së që preferojnë të shkojnë të vetëm në zgjedhje, si dhe Vetëvendosje që do Albin Kurtin për kryeminsitër.
Ai ka përmendur edhe koalicionin e Shpend Ahmetit me Ramush Haradinaj, derisa, ka shtur se pret që i njëjti të ndodhë edhe mes Mimoza Kusarit, bashkëpartiakes së tij dhe Albin Kurtit.
Tutje, ka kujtuar edhe një ngjarje të vitit 2009, kur, ai thotë se Shpend Ahmeti do të kalonte në AAK.
“Në vitin 2009, në kohën kur një grup i vogël prej nesh e luftonte Qeverinë Thaçi 1 dhe fillet e kapjes së shtetit, korrupsionin i cili po mirrte hov, kur ishim në betejë kundër presionit ndaj mediave, dhe kur suksesshëm e parandaluam instalimin e autokracisë, Ramush Haradinaj e kishte planin politik që e quante AAK Plus. (Në 2009 VV mirrej me UNMIK-un dhe decentralizimin e pakos së Ahtisarit).
Ky plan nënkuptonte që rreth AAK-së të shkonin të gjithë ata që ishin për ndryshim e kundër PDK-së, por jo domosdoshmërisht nënkuptonte anëtarësim në AAK (në 2009 në LDK refuzohej reforma e partisë, e VV i rrotullonte veturat e EULEX-it).
Shpendi në atë kohë cilësohej si një nga figurat më të dalluara në shoqërinë civile, dhe neve kolegëve të tij nuk na dukej larg kyqja e tij në politikë me AAK. Por, aktakuza e dytë e Tribunalit të Hagës ndaj Ramushit e prishi atë plan politik për AAK Plus, dhe Shpend Ahmeti nuk shkoi me/në AAK”, ka shtuar Deda, raporton Gazeta Express.
“Mimoza në 2009 ju bashkua AKR-së. Ndërsa dështimi i reformës në LDK më shtyu që bashkë me Shpendin në vitin 2010 ta nisnim Frymën e Re”, përfundoi ai