Deda-Veselit: Ju e sollët varfërinë, korrupsionin, izolimin

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 18:29 | Nga

Deputeti i pavarur dhe zyrtari i “Alternativës” ka reaguar pas një postimi të Kadri Veselit në Facebook, i cili ka tërthorazi ka akuzuar Isa Mustafën për zhvillimet në vend duke i thënë se vendi po ballafaqohet me mungesë të vendimmarrjes.

Por, Deda ka thënë se pikërisht është PDK ajo që ka e sjell vendin në këtë gjendje.

“Pasi që paska filluar debati për vendimmarrje apo mungesë të saj, mirë është të përkujtohet që promotorët e fillimit të ri qe 10 vjet direkt – e 18 në realitet – me vendimmarrjen e tyre na e kanë sjellë këtë varfëri, këtë korrupsion, këtë ekonomi, këtë shëndetësi, këtë arsim, këtë izolim. Fillimi i ri’ i tyre në realitet është vazhdimësi e kësaj varfërie, korrupsionit, kësaj shëndetësie, këtij arsimi dhe izolimi, dhe më e keqja – vazhdimit të ikjes të qytetarëve dhe sidomos të rinjve nga Kosova”, ka shkruar Deda në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme