Pas akuzave të kryeministrit Haradinaj se LDK po punon kundër liberalizmit të vizave dhe kundërpërgjigjes së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, në këtë debat është përfshirë edhe zv/ministri Gjergj Dedaj.
Dedaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se liberalizimin e vizave e arrijnë institucionet e Kosovës në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, e jo LDK-ja.
Postimi i plotë i Dedajt:
“Jo Lute, LDK nuk mund ti sjelle vizat!
-Vizat i arrijne institucionet e Kosoves me institucionet e Bashkimit Europian!
Partite politike te Kosoves, nuk mund t’a bejne liberalizimin e vizave, ato mund ta ndihmojne dhe lehtesojne kete proces, te grupimet simotra politike te Europes, nese kane bashkepunim dhe jane te antarsuara, siq e bene PLK brenda grupit te ALDE, tani e 25 vite!
Liberalulizimin e vizave e arrijne institucionet shteterore te Republikes se Kosoves ne koordinim me institucionet e Bashkimit Europian!
Prandaj, vizat nuk i sjelle as LDK dhe as PLK !” (sic.), ka shkruar Dedaj.