Dedikimi emocional i Beyonce pas vdekjes së Kobe Bryant

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Për humbjen e legjendës së Lakers, Kobe Bryant, tanimë kanë shprehur ngushëllime thuajse të gjithë personazhet e famshme publike.

Në mesin e tyre së fundmi është edhe diva botërore, Beyonce, ajo e cila përmes rrjeteve sociale ka shprehur dhimbje dhe lutet për familjen e Kobe.

Ajo ka publikuar një fotografi të Bryant bashkë me vajzën e tij, Gianna, që po ashtu humbi jetën me të atin mëngjesin e së dielës.

https://www.instagram.com/p/B77rg9fnbBr/?utm_source=ig_embed

“Do të vazhdoj të lutem për mbretëreshat e juaja. Do na mungosh shumë i dashur Kobe”, është përshkrimi që Beyonce ka vënë krahas fotografisë.

Edhe bashkëshorti i saj, reperi Jay Z, ka folur pas humbjes tragjike të Kobe, duke thënë se ai ishte një ‘hero i sportit’ e më pas është fokusuar në momentin kur ndodhi aksidenti.

Ndërkohë, Kylie Jenner gjithashtu përmes rrjeteve sociale derisa ka shprehur ngushëllimet për Bryant ka treguar se udhëtoi me pilotin e njëjtë për disa herë radhazi dhe se ai ishte ‘një njeri shumë i mirë’, transmeton telegrafi.

Pas vdekjes së Kobe, një ngjarje të hidhur e zbuloi edhe komediani Stephan Colbert, i cili në emisionin e tij rrëfeu se kur ishte 10-vjeç babai dhe dy vëllëzërit e tij humbën jetën në një përplasje aeroplani.

Ish-ylli i NBA ka lënë pas vetes gruan Vanessan dhe tri vajzat e tjera: Natalia, 17, vajzën 3-vjeçe, Bianka dhe vajzën e vogël 17 muajshe, Capri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme