Deficiti tregtar më i lartë për 18.3 për qind në muajin korrik 2018

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 15:34 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin korrik 2018.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 18.3% në muajin korrik 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 280,2 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 236,9 milionë Euro në vitin 2017. Eksporti mbulon importin me 9.3%.

Eksporti i mallrave në muajin korrik 2018 kishte vlerën 28,7 milionë Euro, ndërsa importi 309,0 milionë Euro, ku është një rënie prej (-25.0%) për eksport dhe njw rritje prej 12.2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 31.3% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13.7% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 12.5% e përbëjnë produktet minerale; 8.5% e përbëjnë produktet bimore; 3.1% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij; 2.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 2.8% e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej tyre etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.4% e përbëjnë produktet minerale; 14.1% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.4% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.8% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 4.3% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 7,6 milionë Euro, ose rreth 26.7% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-9.9%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (6.2%), Sllovenia (4.8%), Holanda (4.6%).

Kurse, Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 126,6 milionë Euro, ose 41.0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6,7%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.6%), Italia (7.2%), Greqia (2.9%), Polonia (2.6), Romania (2.3%) etj.

Në muajin korrik 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 16,0 milionë Euro, ose 55.7% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-24.2%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (23.7%), Maqedonia (12.7%), Serbia (11.1%), Mali i Zi (5.5%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin korrik 2018, arritën në 82,3 milionë Euro, ose 26.7% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 7.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (12.1%), Shqipëria (7.0%), Maqedonia (4.9%) dhe B&H (2.1%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 5,0 milionë Euro, ose 17.6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra (8.4%) dhe India (3.3%).

Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 100,0 milionë Euro, ose 32.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (10.5%) dhe Turqia (9.9%)./

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme