Hetuesi policor i cili po hetonte rastin e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal nga radhët e AAK-së, Musa Cena, është degraduar nga pozita e tij.
H.Sh. tani më nuk mban postin e hetuesit por të Mbikëqyrësit të Sektorit Policor në Stacionin Policor të Jugut në Prishtinë.
Ai ishte hetues në rastin e zëvendësministrit Cena, i cili ishte i dyshuar për ryshfet që nga tetori i vitit të kaluar dhe u dënua muajin e kaluar.