Policia e Kosovës njofton se në mesditën e djeshme ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti derisa drejtonte automjetin e tij (nën ndikim të alkoolit), ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë në një pikë kontrolli të veturave.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.