Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba denoncoi sot përdhunimet e kryera nga ushtarët rusë në qytetet e Ukrainës.
Kuleba nuk dha prova për të mbështetur deklaratën tronditëse. Ndërkohë Reuters shkruan se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyër të njëanshme pretendimin e ministrit ukrainas.
“Kur bien bomba në qytetet tuaja , kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara dhe kur kemi raste të shumta, për fat të keq, me ushtarë rusë që përdhunojnë gra në qytetet e Ukrainës, është e vështirë, natyrisht, të flasim për efektivitetin e ligjit ndërkombëtar,” tha ministri gjatë fjalimit të tij në Institutin Mbretëror të Mardhënieve Ndërkombëtare në Londër, përcjell abcnews.al.
“Por ky është i vetmi instrument kulturor që kemi në dispozicionin tonë për të siguruar që të gjithë ata që bënë të mundur këtë luftë të jenë më në fund përgjegjës përpara drejtësisë, ” tha Kuleba.