U përurua libri i Ali Kelmendit me titull “E vërteta për kufirin e vjetër Çakorr-Hajle -Zhleb”. Binak Ulaj, Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, theksoi se ky libër hedh në pah gabimet që janë bërë për shënimin e kufirit me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.
“Ka një shekull që kufijtë tonë nga lufta e përgjakshme sa vijnë e tkurrën. Fuqitë e mëdha i trajtonin trojet tona si monedha kusuri strategjike ekonomike. A duhet që pajtohemi që një pjesë e strukturave tona shtetërore të heqin pjesë nga trojet e atdheut tonë. Çështja e kufirit me Malin e Zi është çështje jo vetëm jetike për banorët e Rugovës por është çështje madhore për popullin shqiptarë sepse territori është element shtet formues i Kosovës, dhe nuk është element i strukturave të caktuara politike, nënshkrimi i marrëveshjes së demarkacionit më gusht 2015 pa përfill kriteret nga aktet ndërkombëtare është i dëmshëm për Kosovën”.
Riza Smaka, recensentë i librit, theksoi se autori Kelmendi në këtë libër ka theksuar se marrëveshja mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka vlerë juridike që shënon kufirin, por vetëm korrigjon gabimet.
“Ish komisioni ishte formuar dhe autorizuar për shënimin e kufirit, mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ish-komisioni duke abuzuar dhe shpërfill mandatin për demarkacionin arbitratsiht ka bërë ricaktim, e delemitim të kufirit i paautorizuar”.
“Autori Kelmendi, ka deklaruar se marrëveshja mes presidentëve nuk është dokument obligative juridik, nuk siguron shënimin e kufirit por vetëm korrigjimet eventuale të dyanshme. Nuk ka vlerë juridike nuk garanton asgjë veç që e njohin standardet juridike, që gjatë demarkimit mund të bëhen lëvizje të balancuara, nëse lëshohet një hektar këndej edhe një andej. Kjo deklaratë nuk ka kurrfarë vlere”.
Shpejtim Bulliqi, profesor dhe kryetar i Komisionit Shtetëror, mbështeti të gjeturat e profesor Kelmendi dhe theksoi se puna nga komisioni i kaluar është e gabuar.
“Puna e tij ka qenë në sensin për gjetjen e të vërtetës, e përgëzoj për punën e madhe. Ne presim punë dhe angazhime të tjera nga ai. Opinioni publik e din, e dinë të gjithë qytetarët që është bërë një punë e keqe një punë e mbrapsht, janë bërë një sërë projektesh për me përmirësuar këtë problem, çështja ka mbetur ende pezull, ka mbetur në dorën e deputetëve dhe unë kam besimin tek ta”.
Ali Kelmendi, autori i Librit, tha se pati vështirësi në sigurimin e hartave të cilat dëshmonin se pjesët prej Çakorrit e deri në Zhlep i takojnë Kosovës.
“Frymëzimi për librin me erdhi në kohën kur po mbahej demonstrata për të kundërshtuar demarkacionin më 2016. Një polic na tha Burrra Kufiri nuk mbrohet duke pirë kafe, më 2016 dhe pas kthimit në Zvicër kam menduar si të kontribuoj në këtë çështje.
“Në bibliotekën e Vjenës i tregova se çka po dëshiroja. Fillova më atlase, problem ishte si me i nxjerr hartat nga biblioteka dhe i nxjerra me vështirësi. Shkova në ambasadë amerikane për kufirin, dhe ju sjella harta. Delawie nuk ishte atu, Më thanë në ambasadë që ne jemi neutral, ju thash që po mendoj që duhet të jetë neutrale po kur Delawie po flet dhe po bën presion atje në Kuvend për ta ratifikuar e pash që duhej të vij për të ju treguar për të gjeturat për kufirin. Dhe kështu nuk më pritën me dashamirësi dhe unë vazhdova punën me profesor Bulliqin”.