Deklarohen nga KEDS-i për rastin në shkollën “Faik Konica”

Prishtinë | 18 Pri 2023 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, ka thënë se nuk ka informacione në lidhje me rastin që ka ndodhur në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, ku janë goditur dy fëmijë nga rryma.

Krasniqi tha se aktualisht nuk kanë informata të sakta se çka konkretisht ka ndodhur, raporton klankosova.

“Aktualisht nuk kemi informatë të saktë se çka ka ndodhur në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë. E tëra çfarë dimë është se Policia e Kosovës ndodhet në vendin e ngjarjes, prandaj ju lus t’i drejtoheni Policisë”, tha Krasniqi.

Të ngjashme