Deklarohet AAK pas takimit me ZRrE, nuk i sigurojnë që s’do të ngritet çmimi i rrymës

Prishtinë | 19 Kor 2022 | 12:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i AAK-së ka zhvilluar takim me Zyren e Rregullatorit për Energji (ZRrE), për të diskutuar për çështjet që ndërlidhen me krizën energjetike në vend, raporton Ekonomia Online.

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri para mediave tregoi se çfarë diskutuan në takim si dhe çfarë kërkuan ata si AAK.

“Ju e dini që si subjekt politik, si grup paralementar, edhe vitin e kaluar edhe tash kemi ngritur një alarm s ai përket krizes potenciale të energjisë në vend. Ne si grup parlamentar kemi kërku takime informuese prej gjitha institucioneve që lidhen me energjinë që ti marrim informacionet. Qëndrimet tona kanë qenë shumë të drejtpërdrejta. E para lidhet me sovranitetin dhe pavarësinë energjetike të vendit që duhet ta kontrollon dhe ta rregullon ky institucion që është institucioni i Kuvendit dhe që lidhet poashtu me marrëveshjen e fundit të Elektroseverit. Aty është një udhërrëfyes dhe ne kërkuam që pikat të zbatohen. Dy janë zbatu, mirëpo Elektroseveri ende nuk i ka dorëzu listat e konsumtorëve që duhet ti ketë në posedim në mënyrë që me fillu inkasimi. E dyta ka të bëjë me tarifa. Si grup parlamentar e kemi kundërshtuar çfarëdo ngritje të energjisë. Qytetari i Kosovës më nuk ka mundësi me përballu një ngritje të energjisë. Ne si AAK do të vazhdojmë ta ballafaqojmë Qeverinë me kërkesa që janë në interes të qytetarit”, u shpreh ai.

Kurse Bekë Berisha tregoi që Zyra e Rregullatorit për Energji nuk i siguroi që nuk do të ketë rritje të çmimit.

“Çështja e energjisë është e rëndësishme. Pyetja ime direkte ka qenë se si do përballemi me energjinë dimrit që po vjen sepse ka paralajmërime se do të jetë situate të vështirë. Kemi bisedu për të gjitha ato që na presin. ZRRE nuk mund me na siguru që nuk do të ketë ngritje të çmimit”, tha ai

Të ngjashme