Deklarohet zyrtari i sulmuar nga Shpejtim Bulliqi: Motivi ka qenë politik

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme, është sulmuar shërbyes civil i Komunës së Podujevës Ramadan Zymeri, nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqin.

Zymeri ka treguar në detaje shkaqet që sollën deri tek sulmi nga kryetari i komunës së Podujevës, duke thënë se ky sulm fizik është i motivuar politikisht.

Ai poashtu ka konfirmuar se ka lëndime sipërfaqësore fizike, teksa rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës.

“Po e konfirmoj, është e vërtete që ka pasur një kërcënim dhe sulm fizik ndaj meje. Absolut kërkush nuk e di motivin, ka vetëm motive politike dhe personale zyrtare jo. Po kam lëndime sipërfaqësore. Deklaratën ma ka marrë Policia dhe masat janë marrë ndaj personit në fjalë”, ka thënë Zymeri për Insajderin.

Po ashtu zyrtari i Komunës, ka shtuar se Bulliqi iu kishte drejtuar me tonë të lartë dhe fillimisht e kishte kërcënuar e pastaj e kishte sulmuar në prani të drejtorit të QKMF-së dhe zëdhënësit të tij.

“Në atë moment ka qenë më drejtorin e QKMF-SË  dhe më zëdhënësin mu ka drejtuar me një ton shumë të lartë: Çka po bën ti këtu. Asnjë konsideratë as ndaj nënës as as ndaj meje që jam në moshë më të madhe. U mundova me arsyetu, po më kërcënoj dhe me qëlloi. Qëllimi ka qenë provokim politik dhe i ka kaluar në personale. Nëse kish qenë zyrtare kish pasë mu lajmëru drejtori dhe ishim sqaru në Komunë e jo në QKMF”, ka shtuar Zymeri.

Sipas vendimit të IKShPK-së, Zymberi si zyrtar për transport në Komunën e Podujevës është i liruar nga puna në zyrë. Ai ka deklaruar se nëse motivi kishte qenë zyrtar, atëherë sqarimet do të ishin bërë në Komunë e jo në QKMF.

“Unë sipas vendimit të IKSHPK-së jam në pushim por kam pasur me i ndreq disa  përgatitje disa punë të mija për transport edhe me drejtorin qashtu u morëm vesh. Por unë e kisha nënën e sëmurë, është e palëvizshme kam shkuar në QKMF, për më kërku me ardh me ja bë nënës pastrimin e këmbës. U mundova me arsyetu, po më kërcënoj dhe me qëlloi. Qëllimi ka qenë provokim politik dhe i ka kaluar në personale. Nëse kish qenë zyrtare kish pas mu lajmërua drejtori dhe ishim sqaru në Komunë e jo në QKMF”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme