Zyrtari që u sulmua nga Shpejtim Bulliqi, tregon gërvishtjet në fytyrë

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Ramadan Zymeri, zyrtar komunal në Podujevë, ka akuzuar të parin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, për sulm fizik ndaj tij.

Zymeri, për Kanal 10 ka thënë se kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i ka shkaktuar plagë në fytyrë.

“Më ka shkaktuar edhe gërvishje në fytyrë”, është shprehur Zymeri.

Mirëpo, këto deklarata i kanë hedhur poshtë zyrtarë komunalë.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Driton Veliu ka thënë se në këtë rast, sipas tij, s’ka ndodhur asgjë.

Ndërkohë, rasti është hapur edhe në Policinë e Podujevës. Kështu ka thënë zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:30 në stacionin policor në Podujevë është denoncuar një rast i sulmit fizik. Aktualisht janë duke u trajtuar pretendimet e paraqitura nga denoncuesi, dhe me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen veprimet policore po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit” deklaroi Flora Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme