Ekonomia Online
FUNDIT

Deklaroi rrejshëm se dikush ia kishte grabitur 32 mijë euro, hapet rast ndaj vitiasit

Deklaroi rrejshëm se dikush ia kishte grabitur 32 mijë euro, hapet rast ndaj vitiasit

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Viti, meqenëse i njëjti ka raportuar rrejshëm se nga persona të panjohur i janë grabitur 32 mijë euro. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se gjatë hetimeve është vërtetuar dhe konstatuar se i dyshuari këto para ia kishte dhënë një personi që ia kishte […]

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Viti, meqenëse i njëjti ka raportuar rrejshëm se nga persona të panjohur i janë grabitur 32 mijë euro.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se gjatë hetimeve është vërtetuar dhe konstatuar se i dyshuari këto para ia kishte dhënë një personi që ia kishte pasur borxh.

“Viti 30.12.2020-14:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka raportuar – deklaruar rrejshëm se nga persona të panjohur i janë grabitur 32 000€. Gjatë hetimeve është vërtetuar dhe konstatuar se i dyshuari parat e raportuara i kishte dhënë një personi tjetër të cilit i kishte pasur borgj. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Të ngjashme