42 gjykatës serbë dhe 14 prokurorë serbë sot pritet ta japin betimin e të dekretohen për të shërbyer në Gjyqësorin e Kosovës.
Të martën, kumtesa nga Presidenca e Kosovë kishte njoftuar se dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë në Republikën e Kosovës nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëhet të martën, më 24 tetor 2017.
Ky njoftim nga Presidenca është bërë pasi më 17 tetor asnjëri nga gjykatësit dhe prokuroritë serbë nuk kishin shkuar të bënin betimin para Presidentit dhe përfaqësuesve të Drejtësisë të vendit ashtu siç ishte njoftuar e planifikuar.
Zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Kocijançiç më vonë kishte deklaruar se betimi në javën e shkuar nuk ishte bërë për shkak të kërkesës serbe.
Sipas raportimeve të mediave në Mitrovicën e veriut, gjykatësit serbë do ta bëjnë “betimin neutral”, ku nuk do të ketë tekst të njëjtë me betimin që e bëjnë gjykatësit shqiptarë të Kosovës.
Sipas këtyre medieve, në asnjë marrëveshje nuk do të vendoset stema e Kosovës dhe emërtimi Republikë.
Me betim e nesërm, nëse ai bëhet, do të nisë fillimi i zbatimit të Marrëveshjes për Drejtës ndërmjet Kosovës e Serbisë nënshkruar në shkurtin e vitit 2015.