Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka mbajtur në tryezën me temën “Rëndësia e parandalimit të korrupsionit në zhvillim ekonomik”.
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, tha se korrupsioni paraqet një nga pengesat kryesore në përpjekjet e vendit për zhvillim të hovshëm ekonomik dhe nxitje të investimeve, raporton Ekonomia Online.
Sipas ambasadorit amerikan kjo dukuri po ashtu ka shkaktuar vonesa të vazhdueshme në proceset e integrimit të Kosovës në Bashkim Evropian (BE).
“Kjo është tema ime më e preferuar dhe më e urryer. Nga dita ime e parë këtu korrupsioni ka qenë në krye të listës sime të ShBA-ve si çështje që duhet të merremi. Kam folur shumë për mënyrat se si korrupsioni është barrë që pamundëson rritjen e komunitetit afarist nëse nuk largohet shkatërron investimeve”, tha ai.
“Korrupsionit e dëmton frymën ndërmarrëse, përparimi në zhvillimin e ekonomisë. Të kërkojmë më shumë arbitrim për zgjidhjen e lëndëve. Përforcimi i sundimit të ligjit është i domosdoshëm. Më ka ardhur mirë që kam parë interesimin e kryeministrit për trajtimin e prokurimit që kërkon angazhim më të madh. Të gjithë ju keni një rol të rëndësishëm së pari do ta luftoni duke mos marrë pjese në këtë aktivitet. Korrupsioni fshihet në errësirë ndriçojeni”, porositi ambasadori.
“Këto janë forca të njëjta që po pengojnë rritjen dhe zhvillimin e vendit. Ndoshta jeni konkurrent por gjendja në vend ndikon shumë. Uroj që të ketë më shumë bashkëpunim. Këto janë të dhëna statistikore ku tregohet që në vendet ku ka korrupsion bizneset përballen me kosto 10 për qind më të lartë”.
Ish-Presidentja Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se përkundër rëndësisë së madhe që ka luftimi i korrupsionit për Kosovën, dinamika me të cilën është adresuar kjo çështje nuk lë shumë për të dëshiruar, raporton EO.
“Fatkeqësisht ky term është bërë një fjalë kyçe kur përmendet Kosova. Shkalla e korrupsionit ka krijua një imazh të keq për Kosovën dhe po pengon të gjitha fushat. Nëse shohim perceptimet për korrupsionit vërejmë se si Kosovë ende çalojmë në çrrënjosjen e kësaj dukuri. Kjo zbeh besimin në institucione”.
“Si pasoj investitorët ndërkombëtar po hezitojnë ta shohin Kosovën si vend potencial për investimet e tyre. Neve na duhet që sa më shpejt të marrim masa në transparencën dhe rregullimin e prokurimit publik. Parregullsitë në prokurim e deri tek institucionet kemi të dhëna alarmuese për gjendjen në terren. Është një rreth vicioz që s’po mund të dalim për shkak të mungesës së vullnetit politik për ta luftuar”.
Ajo tha se mungon guximi për të hetuar korrupsionin e nivelit të lartë.
“..mungon guximi për të raportuar e hetuar korrupsionin e nivelit të lartë. Përfaqësuesit e institucioneve duhet ti dalin zot zotimit për zero tolerancë kundër korrupsionit”.
Arian Zeka, kryetar i OEAK, tha se bizneset vendore kanë një rol kyç për të ndihmuar në luftimin e këtij fenomeni, raporton EO.
“Zinxhiri i luftimit të korrupsionit vazhdon të ngecë. Vendimet e gjykatave nuk dekurajojnë të korruptuarit të përfshihen në afera korruptive. Ne kemi lansuar një fushat te bizneset nëpër të gjithë vendin lidhur me rolin që kanë ata në luftimin e korrupsionit. Dhjetëra zyrtarë të ATK të pezulluar e të doganës janë treguesit më të mirë dhe të gjitha këto janë raste që ja vlen të raportojmë”.
“Mjedisi pa korrupsion është nxitësi më i mirë për ti tërhequr investimet. Përveç obligimit moral bizneset duhet që n të përjashtojnë korrupsionin nga aktet e tyre biznesore. Ne duhet të ngremë zërin kundër atyre që pengojnë zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit”, tha Zeka.
Luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar është caktuar edhe si kriter për liberalizimin e vizave. Se sa është përmbush ky kriter ditë më parë shefja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova në takim më grupin parlamentar të LDK-së, u shpreh se asnjëherë nuk kanë thënë se kriteri për luftimin e korrupsionit është përmbushur, mirëpo se është bërë punë e mirë.
Sipas saj, BE pret që proceset gjyqësore për luftimin e korrupsionit të përfundojnë me aktgjykime.