Miratimin e Ligjit për Sanksione Penale nga ana e Kuvendit të Kosovës, e ka mirëpritur ambasadori amerikan, Greig Delawie.
Ky i fundit në ‘twitter’, ka shkruar se Kuvendi sot mori një hap konkret për ta luftuar korrupsionin,
“Kuvendi sot mori një hap konkret për të luftuar korrupsionin, me miratimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale. Lajm i frikshëm!”, ka shkruar Delawie në twitter.
Delawie kishte kërkuar edhe me herët miratimin e këtij projektligji.