Delawie përshëndet suspendimet në Burgun e Prizrenit

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 19:53 | Nga

Ambasadori amerikan, Greg Delawie e ka mirëpritur vendimin e inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë për suspendimin e zyrtarëve të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, ku ditë më parë vdiq aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Delawie përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se mirëpret veprimet e ndërmarra për vetëvrasjen në burg.

“E mirëpres vendimin e inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë dhe veprimet që janë ndërmarrë për vetëvrasjen në burg. Transparenca dhe përgjegjësia janë vitale”, ka shkruar ambasadori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme