Ambasadori amerikan, Greg Delawie, u ka bërë thirrje që të arrijnë kompromisin për të miratuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.
Ai tha nga Kuvendi se me këtë votim do t’u mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në Evropë. Sipas tij, marrëveshja është e drejtë.
“Jemi këtu për t’i nxitur deputetët për të votuar marrëveshjen. Kjo marrëveshje është e drejtë, e saktë. Politikanët të bëjnë kompromis për të arritur votën. Abstenimi apo vota kundër në thelb është kundër marrëveshjes”, ka thënë Delawie.