Delawie porosit deputetët: Kalojeni këtë debat kokëfortë, votojeni demarkacionin

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 16:21 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, pak para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, iu ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.

“Sot është një ditë e rëndësishme. Sot Kuvendi i Kosovës ka mundësi të ecën përtej këtij debati kokëfortë. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Kjo votë do të tregojë cilat parti janë serioze e cilat vetëm për të shënuar pikë politike”, deklaroi Delawie.

“Ftoj të gjithë deputetët që të votojnë pro demarkacionit çdo votë abstenuese ose çdo mos pjesëmarrje në votim është votë kundër korrupsionit. Mos i lini qytetarët e juaj në izolim vononi për të ardhmen e Kosovës vononi për këtë marrëveshje”.

Koalicioni qeverisës ka thënë se i ka votat për ta kaluar këtë marrëveshje, duke llogaritur në ato të vetat, në premtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, votën e Donika Kadaj-Bujupit dhe atë të deputetit goran, Adem Hoxha.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje vazhdojnë të jenë kundër ratifikimit të kësaj marrëveshje, duke ftuar edhe të tjerët që të mos e bëjnë këtë gjë, ndërsa ata të pavarur, kanë thënë se i mbesin besnik qëndrimit të tyre fillestar – rrjedhimisht kundërshtimit të saj, po ashtu.

Dokumenti bazë, që sipas Vetëvendosje e bën Kosovën të humbasë tokë, është plotësuar me aneks-marrëveshjen te firmosur në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, sipas së cilës pas ratifikimit mund të bëhen rishikime dhe korrigjim të vijës kufitare.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haradinaj-sdo-te-vinim-ne-seance-nese-nuk-do-te-kishim-80-vota/

Të ngjashme