Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini dhe komisionarin për Zgjerim Johannes Hahn, kanë zhvilluar takim me tre liderët kryesor të vendit, raporton Ekonomia Online.
Presidenti Juncker dhe delegacioni i BE-së janë takuar me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Më pas Junker dhe Thaçi do të kenë një adresim për media. Tre zyrtarët e BE-së do të mbajnë një takim me qytetarë, përfaqësues të mediave, aktivistë të shoqërisë civile, ndërmarrës, studentë, profesorë, rininë e partive politike, artistë, sportistë kosovarë, bursistë të programeve të BE-së, dhe shefat e misioneve të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Kjo është vizita e parë e Juncker në Kosovë dhe ajo bëhet në ditën kur Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për demarkacionin me Malin e Zi.
Juncker, Mogherini dhe Hahn, po zhvillojnë turne në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor nga 25 deri në 28 shkurt.
Presidenti Juncker e fillon vizitën e tij me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Ai dje ka qëndruar edhe në Serbi
Presidenti Juncker do të përfundojë vizitën e tij në Ballkan me vizitën në Sofje, ku ai do të diskutojë me presidencën bullgare shkëmbimet me klasën politike që ai do ketë në çdo vend të rajonit.