Deliu: Është banale të ftohet seanca nesër, është farsë e VV-së

Prishtinë | 07 Gus 2026 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka vlerësuar si ‘’më tepër se banalitet’’ ftesën për vazhdimin e seancës konstituive për ditën e nesërme.

Deliu, ka thënë s’po respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duke u ftuar një seancë ‘’farsë’’.

‘’Kjo është me tepër se banalitet të mos respektohet aktgjykimi, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por të ftohet një seanca e cila duket prapë që është në vazhdën e farsave, ose më mirë të them përpjekjes së lojës të Kurtit’’, ka thënë Deliu në Frontal në T7.

Të ngjashme