Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme ka thënë se me ndërtimin e murit në Veri të vendit, po preket kushtetuta dhe integriteti i vendit.
Edhe Deliu kërkoi që të ketë debat në seancën e kuvendit duke thënë se informatat për ndërtimin e këtij muri deputetët i kanë marrë nga mediet, raporton Ekonomia Online.
Ajo kërkoi edhe nga përfaqësuesit e BE që të sjellin informata të detajizuara për të kuptuar se çfarë po ndodh në pjesën veriore të Kosovës në mënyrë që të marrin masa.