Deliu-Kodra për qasjen e Bislimit me gazetarët: S’ka seriozitet në dialog, Qeveri arrogante – të jap llogari

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 10:59 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra e ka quajtur joserioze sjelljen e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me gazetarët gjatë së mërkurës, raporton Ekonomia Online.

 Ajo në një prononcim për medie tha se Qeveria në mungesë të përgjigjeve dhe planit për një çështje kaq të ndjeshme po tregohet arrogante, për çka duhet të jap llogari.

Deliu-Kodra kërkoi raportim në Kuvend për dialogun pas takimeve në Bruksel si dhe koordinim me ShBA-në për targat.

“Nëse keni parë qëndrimin e zv.kryeministri Bislimi dje dhe është mosseriozitetin që ka Qeveria në raport me trajtimin e një çështje të ndjeshme”.

“Qytetarët edhe Kuvendi ka nevojë të informohet pas të hënën pas takimit në Bruksel. Në mungesë të përgjigjesh kemi arrogancë nga Qeveria dhe ka nevojë të saktësohen hapat e Qeverisë në raport në dialogun”.

“Ka pasur deklarata se kanë ekzistuar takime po flitet për një marrëveshje që nuk ka informata. Qeveria duhet të japë llogari për zhvillimet e dialogut. I mbetet Qeverisë të qartësoj pozicionin e saj lidhur me targa dhe kemi kërkuar koordinim me ShBA-në”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme