Deliu: Kurti ka mashtruar gjatë, me Asociacionin do t’i shihet fytyra e vërtetë

Prishtinë | 17 Mar 2024 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se vendimi për Manastirin e Deçanit ka qenë i pritur.

Për emisionin “Expose” prodhim i GazetaBlic, Deliu ka theksuar se kryeministri Albin Kurti është shembulli më jo i duhuri i asaj që ka propaganduar kaq gjatë.

“Vendimi për Manastirin e Deçanit është i pritur, nëse e shohim rrugëtimin politik të kryeministrit Kurti. Nëse i kthehemi fazës sa ka qenë ai opozitar, mendoj se duhet të ekzistojë një moral politik për secilin politikan. Kurti është shembulli më jo i duhuri i asaj që ka propaganduar kaq gjatë”, shton ai.

Tutje Deliu ka paralajmëruar se me Asociacionin do të shihet fytyra e vërtetë e kryeministrit Kurti.

“Ky nuk është vendimi i parë për të cilin ne kemi tërheqje nga ajo që Kurti e ka thënë për shumë gjatë. E njejta ka ndodhë me shumë vendime, përfshirë këtu edhe vendimin për Asociacionin e procesin e demarkacionit. Kurti ka mashtruar shumë gjatë opinionin publik dhe sot po i bën veprimet e njejta me marrëveshjet që i ka kundërshtuar në format më të rënda”, tha Deliu.

“Përveç kësaj, Asociacioni do të jetë një hap tjetër ku do ta shohim fytyrën e vërtetë të Kurtit”, shtoi ajo për Expose.

Të ngjashme