Deliu: Sami Lushtaku, figura më e linçuar

Prishtinë | 15 Maj 2026 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar zhvillimet e fundit në Skenderaj, ku kryetari i komunës, Sami Lushtaku u intervistua nga Policia e Kosovës.

Deliu ka thënë se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku,  ka qenë cak i deklaratave të eksponentëve të VV’së për vite me radhë.

‘’Pamje të tilla me automatik me armë, me maska policë me disa  mjete të policisë në qytetin e Skenderajt, ishte një tentativë e aparatit shtetëror për ta vendosur këtë çështje si çështje e agjendës politike. S’është hera e parë që pushteti i Kurtit të provokojë në këtë komunë. Këtu dua të përmend edhe vetë zotin Lushtaku i cili ka qenë prej figurave më të linçuara, në mënyrë sistematike eksponentë të LVV’së për vite me radhë nuk e kanë kursyer Lushtakun nga deklaratat e tyre të njëpasnjëshme,’’, ka thënë ajo mes tjerash.

Të ngjashme