Dellova: Jam shumë i motivuar, duhet të ndalojmë Haalandin

Prishtinë | 31 Maj 2024 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Dellova: Jam shumë i motivuar, duhet të ndalojmë Haalandin

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore që e zhvillon ndaj Norvegjisë.

Sot dardanët zhvilluan stërvitjen e dytë që nga grumbullimi, teksa të radhës do ta kenë nga ora 17:00 sot.

E futbollisti i Ballkanit, Lumbardh Dellova që është i grumbulluar me ekipin kombëtar tha se është i fokusuar dhe do të jap më të mirën që ta ndalojë Haalandin, si pikën më të fortë që e ka Norvegjia.

“Pas shpalljes kampion me Ballkanin jam shumë i motivuar dhe i fokusuar që të jap më të mirën për Kombëtaren. Stërvitjet janë duke shkuar shumë mirë, atmosfera është shumë e mirë dhe pse jo të arrijmë një rezultat të mirë. Duhet të japim më të mirën që të ndalojmë pikat më të forta që i ka Norvegjia, siç është Haaland dhe të dalim me rezultat pozitiv”, tha qendërmbrojtësi.

Kosova përballet me Norvegjinë më 5 qershor në Oslo.

Të ngjashme