Rektori i Universiteti të Prishtinës, Marjan Dema, ka thënë se ende ky institucion i lartë arsimor, nuk ka pranuar ndonjë vendim nga Ministria për shifër të saktë të pranimit të studentëve për vitin akademik 2017-18.
Në Ora e Fundit, Dema tha se UP-ja nuk është vonuar as kësaj here në lidhje me procesin e pranimit të studentëve e po ashtu dhe të akreditimit të programeve të saj.
Dema tutje shtoi se disa programe mund të mbesin pa plotësuar për shkak se nuk ka të interesuar për atë lëmi, derisa pohoi se familjarët e dëshmorëve kanë vendet e tyre të rezervuar në Universitetin e Prishtinës, deri në 2% gjithësesi sipas rektorit duke mos anashkaluar aftësitë dhe shkathtësitë e askujt, transmeton Klan Kosova.
”Tashmë është stabilizuar numri dhe rritja e cilësisë. Program të akredituar kemi edhe numrin”.
”Fakulteti nuk përgatit asnjë kuadër të përjetshëm. Ne kemi dërguar nr sipas statutit të universiteti, ne nuk kemi pranuar asnjë vendim nga Ministri për aprovimin e ndonjë nr të studentëve”.
”Universiteti i Prishtinës nuk është vonuar. Të jeni të bindur se ajo me të njofshëm është i eliminuar. Disa programe na mbesin edhe pa u plotësuar numri sepse nuk ka të interesuar. Familjarët e dëshmorëve kanë vendet e rezervuar me 2%”.
”18 programe janë të cilat kemi vendosur për vitet e ardhshme akademike. Nuk janë pak sepse në Fakultetet e Inxhinierisë elektrike s’ka kuadro”.
”Ngritja e kritereve nuk ka plotësuar kushtet dhe prandaj jemi këtu. Kemi disa programe të cilat janë pezulluar por që do të akreditohen”.
”Ne jemi duke punuar e deri të premtën do të bëjmë një kërkesë për rishqyrtim të akreditimit të këtyre programeve”.
Dema në Ora e Fundit në prononcimin e tij përfundoi duke thënë se pezullimi i programeve mund të ndodh për shkak të mungesës së kuadrove, transmeton Klan Kosova.
”Programet bazike do të ruhen, ndoshta do të hiqen disa programe të tjera. Do të bëjmë disa lëvizje po punojmë me kapacitet të plotë. Kemi pesë programe për të cilat nuk kemi potencial e nuk kemi as mundësi të bartjes”.
”Faji kryesor për pezullimin e programeve është se nuk kemi kuadro. Ne jemi shumë të kufizuar, realisht jemi si servils që kryejmë punët mbi statusin e arsimit të lartë”.
Në Ora e Fundit, Dema tha se UP-ja nuk është vonuar as kësaj here në lidhje me procesin e pranimit të studentëve e po ashtu dhe të akreditimit të programeve të saj. Dema tutje shtoi se disa programe mund të mbesin pa plotësuar për shkak se nuk ka të interesuar për atë lëmi, derisa pohoi se familjarët e dëshmorëve kanë vendet e tyre të rezervuar në Universitetin e Prishtinës, deri në 2% gjithësesi sipas rektorit duke mos anashkaluar aftësitë dhe shkathtësitë e askujt, transmeton Klan Kosova. ”Tashmë është stabilizuar numri dhe rritja e cilësisë. Program të akredituar kemi edhe numrin”. ”Fakulteti nuk përgatit asnjë kuadër të përjetshëm. Ne kemi dërguar nr sipas statutit të universiteti, ne nuk kemi pranuar asnjë vendim nga Ministri për aprovimin e ndonjë nr të studentëve”. ”Universiteti i Prishtinës nuk është vonuar. Të jeni të bindur se ajo me të njofshëm është i eliminuar. Disa programe na mbesin edhe pa u plotësuar numri sepse nuk ka të interesuar. Familjarët e dëshmorëve kanë vendet e rezervuar me 2%”. ”18 programe janë të cilat kemi vendosur për vitet e ardhshme akademike. Nuk janë pak sepse në Fakultetet e Inxhinierisë elektrike s’ka kuadro”. ”Ngritja e kritereve nuk ka plotësuar kushtet dhe prandaj jemi këtu. Kemi disa programe të cilat janë pezulluar por që do të akreditohen”. ”Ne jemi duke punuar e deri të premten do të bëjmë një kërkesë për rishqyrtim të akreditimit të këtyre programeve”. Dema në Ora e Fundit në prononcimin e tij përfundoi duke thënë se pezullimi i programeve mund të ndodh për shkak të mungesës së kuadrove, transmeton Klan Kosova. ”Programet bazike do të ruhen, ndoshta do të hiqen disa programe të tjera. Do të bëjmë disa lëvizje po punojmë me kapacitet të plotë. Kemi pesë programe për të cilat nuk kemi potencial e nuk kemi as mundësi të bartjes”. ”Faji kryesor për pezullimin e programeve është se nuk kemi kuadro. Ne jemi shumë të kufizuar, realisht jemi si servils që kryejmë punët mbi statusin e arsimit të lartë”.