Demaliaj për Kurtin: E pranoi flamurin e Kosovës, tha se nuk është bash lara-lara

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shumbin Demalijaj në seancës e sotme ku po raporton kryeministri Hoti për 100-ditëshin e qeverisë, e ka lavdëruar punën e kabinetit qeveritar dhe ka inkurajuar që të vazhdojnë tutje me punë në interes të qytetarëve.

Në fjalimin e tij, Demaliaj ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka hedh kritika të ashpra ndaj qeverisë Hoti për, sipas tyre, dështim në qeverisje.

“Sot kemi raportin 100 ditësh të qeveris Hoti, dihet ne pozita jem të kënaqur, po e shohë fjalime të dobëta nga opozita në këtë rast, po kanë probleme për këtë 100 ditshin, kisha pas dëshirë që në kuvend ta presim një raport të Qeverisë “Kurti”, po ajo nuk ndodhi, edhe nuk do të ndodh asnjëher, për shkak se ishin ditë të numëruara në gishta, a sot kur shoh deputet nga VV, për gjitha ato të arritura, po flasin sikur ajo Qeveri kishte zgjatur nja dy mandate, krahasimet e sotme janë vetëm fjalë krisim nga raporte të ndryshme që vin nga bashkësia ndërkombëtare edhe dalin se ka qenë rrezik i madh për shkatërrimin e institucioneve të republikës”, tha ai.

“I dini mirë vendimet vetëm shkarkime, ka qenë kohë pandemie Qeveeria “Hoti” i ka rikuperuar ato, falsi për përfaqësuesit me institucione të Serbisë, po harrojnë se pa miratimin e Kuvendit dhe pa fillu dialogu, janë parë ato “Zgërdhimjet” nëpër qendra ndryshme mes Kurtit e Bernabic. Ne e kem me ligj reciprocitetin. Pse e hoqi taksën zoti Kurti, pse pranojë teste nga Serbia, sepse ka ardhur me kauzën më të madhe se do të mbrojë, ka shkelur karakterin moral të vetin këtu i ka pranuar të gjitha, i ka quajtur përfaqësuesit serb “çetnik”, dikur i hajke fjalët e veta, flamurin dikur fillojë me dasht edhe të Kosovës, thojke nuk ish lara-lara”, shtoi ai.

Ai tha se asnjë nuk pati guximin me thanë që Hoti doli para Trumpit dhe nënshkrui marrëveshje.

“Unë e përgëzoj Hotin për punën, ne jemi të zgjedhur të popullit, e ato krahasime për punën, opozitës i kisha thanë të përkrahin vendimet e kësaj, i dëgjoj duke thënë Qeveri “Koti”, ju nuk keni guxuar të nxjerrin vendime….”, tha ndër të tjera ai.

Të ngjashme