Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ka marrë vendim që projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi të dërgohet në Kryesin e Kuvendit.
Në votimin pesë deputetë ishin për dhe pesë kundër, raporton Ekonomia Online. Pas shumë diskutimesh deputetët vendosën që në kryesi marrëveshja të dërgohet pa rekomandime, siç u propozua në fillim.
Kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga anëtarët e komisionit që të japin mendimet e tyre lidhur me atë se si të veprohet më tutje.
Zafir Berisha nga Nisma, tha se ish-komisioni tashmë ka kaluar kompetencat e veta dhe i ka kërkuar që të rekomandojnë votë kundër.
“Kjo temë është trajtuar aq shumë sa është vërtetuar se komisioni Meha ka kaluar kompetencat. Unë propozoj që komisioni të rekomandoj votë kundër në seancë”, tha ai.
Visar Ymeri, nga VV, tha se është mirë që komisioni të dërgojë marrëveshjen me rekomandim në Kryesi me dyshimet për keqpërdorim dhe falsifikim të hartave.
“Edhe unë e përkrahi propozimin për mos ratifikim të marrëveshjes. Për mua është e qartë se ka pasur shkelje dhe marrëveshja nuk është në përputhje me interesin e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Ndërsa sipas Doruntinë Maloku, ka kërkuar që në Kryesia marrëveshja të shkoj pa rekomandime ngase prokuroria po heton pretendimet e komisionit.
“Ne duhet t’ia procedojmë kryesisë pa rekomandim kur ta shohim se po hetohet edhe nga prokuroria. Unë jam që të mos ketë rekomandim”, tha ajo.
Rekomandimet për të votuar për ose edhe kundër sipas saj do të interpretohej si ndikimi, raporton EO.
Elmi Reçica ng PDK, ka thënë se komisioni “Bulliqi” nuk ka sjellë asnjë të re dhe se tani duhet të vendos Kryesia.
“Sa kemi pa në raportimin e fundit komisioni i ri nuk ka sjellë fakte siç kanë trumbetuar. Në këtë situatë është që të votoheshin rekomandimet që të votohet marrëveshja. Por meqë nuk kemi pajtueshmëri më mirë është të shkohet në kryesi e të vendosë kryesia”, tha ai.
Aida Dërguti nga VV tha se është mirë që të ketë rekomandime të komisionit ngase sipas saj komisioni i kaluar ka kaluar rekomandimet dhe se në vend të demaskimit ka bërë demelitimin.
“Kjo çështje që është diskutuar shumë gjatë e keni të qarë se të gjithë keni qëndrim rreth kësaj. Do të duhej të shkonte me rekomandim në kryesi. Është e qartë se komisioni Meha ka kalu kompetencat”, tha ajo.
Kryetarja Osmani ka marrë edhe një herë fjalën. Ajo tha se hetimet kjo është çështje esenciale që mundet me vendos votën e deputetëve.
Sipas saj, prokurori mund të ketë përgjigje në një kohë të shkurtë prandaj edhe duhet të pritet e mos të rekomandohet që deputetët të votojnë për ose kundër ngase kjo është ndërhyrje.
“Nëse prokuroria sqaron se nuk ka pasur falsifikim dihet se cili raport bie poshtë. Pra gjithçka do të sqarohet nga prokuroria nëse ka pasur ose jo falsifikim të hartave. Unë kam shpresa që mund të ketë përgjigje para se marrëveshja të diskutohet në Kuvend”.
Osmani ka sqaruar më tej se për shkak që raporti është nën hetime, është më mirë ta shqyrtojë Kryesia dhe të vendos se kur do të caktohet data për shqyrtim.
“T’i rekomandohet kryesisë së Kuvendit, dhe të shqyrtohet projektligji i demarkacionit, dokumenti ende është nën hetime, andaj nuk po them që të shkojë në seancë që të votohet, mirëpo të shqyrtohet”.
Më pas Aida Gërguti tha se është keq që një dokument që është nën hetime të procedohet në kryesi.
Viasr Ymeri tha se Kuvendi është dashur që të korrigjoj gabimet e Qeverisë ngase komisioni ka tejkaluar kompetencat.
Prandaj sipas tij, është mirë që të rekomandohet që marrëveshja të mos ratifikohet.
Më pas Zafir Berisha tha se nuk pret që prokuroria të dal me ndonjë konstatim që mund të ishte e papritur.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pas shtyrjes për dy ditë do të mbahet të mërkurën.