Marrëveshja kontraktuale mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Kosovës është hap i përgjegjësisë institucionale dhe detyrimisht kërkon angazhim parlamentar që t’i informojë qytetarët dhe komunitetin për përfitimet që vendi ynë do t’i ketë me implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim.
Kuvendi ka mbajtur Forumin për Transparencë Parlamentare, i cili mëton të përdorë mjetet e mundshme të veprimeve në fushën e komunikimit rreth BE-së dhe në aktivitetet e vetëdijesimit të përkthyera në veprime konkrete përfshirë procesin e liberalizimit të vizave.
Zenun Pajaziti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha se shoqëria civile është ajo që ka mundësuar transparencën e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Me ndihmën e shoqërisë civile Kuvendi i Kosovës është më mirë se një vit më parë, dhe është më i hapur ndaj publikuar dhe ndaj njerëzve”, tha Pajaziti.
Driton Selmanaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë një prezantim i cili kishte të bënte me procesin e liberalizimit të vizave.
Sipas tij, demarkacioni s‘do të ishte problem për BE-në nëse nuk të politizohej në Kosovë.
“Liberalizimi i vizave është lëvizje e lirë në zonën Schengen. Ky proces do të kursej kohë dhe para”, tutje Selamnaj bëri edhe prezantim të historikut që kishte kaluar Kosova gjatë raportit të progresit.
“Në kuadër të dialogut për viza Kosovës u kërkua të ndryshoj edhe legjislacionin. Kosovës i kërkohet ratifikimit për demarkacionin dhe luftimin e krimit të organizuar. Demarkacioni s‘do të ishte problem për BE nëse nuk ish politizuar në Kosovë. Si rezultat i paaftësisë politike këto kushte ende nuk janë plotësuar dhe Kosova kanë mbetur vendi i vetëm pa lëvizje të lirë. Nevoja për reflektim na mbesin shpresa e fundit që populli ynë edhe ne bashkë me ta që të lëvizim të lirë”, tha Selmanaj.
Kurse prej shoqërisë civilë Albana Merja nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLSP),tha se hyrja e në 2018 Kosova gjendet në situatën e njëjtë sikurse në atë të 2012.
“Kriteret kanë marrë vetëm vendet e rajonit sepse kanë pasur progres brenda vitit kurse Shqipëria, Bosnja nuk kanë punuar mjaftueshëm për që sot lëvizin të lirë. Nga monitorimi që i kemi bërë sistemit vitet e para ka pasur punë shumë të mirë por fjalë kohës kjo ka rënë sepse shumica e ligjeve kanë mbetur për gjysme kemi mbetur në një gjendje pa rrugëzgjidhje dhe ata që vuajnë janë qytetarët sepse të tjerët kanë pasaporta biometrike. Nga një raport i vitit 2013 për një vit qytetarët shpenzojnë miliona euro për të u pajisur me viza”, tha Merja.