Demarkacioni s’duhet të procedohet sërish në Kuvend

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 08:48 | Nga

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi duhet të korrigjohet e jo të dërgohet sërish për ratifikim në Kuvend.

Në një intervistë për ‘Epokën e re”, Sherifi ka thënë se edhe nëse demarkacioni ri-procedohet, Qeveria do të detyrohet ta tërheqë ose Kuvendi do ta rrëzojë.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka bërë me dije se opozita vazhdon të jetë unike për demarkacionin, kurse sa i përket koordinimit, sipas tij, mbetet të shihet në ditët e ardhshme.

Sherifi ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave, duke thënë se nëse ky proces dështon, përgjegjësia i takon Qeverisë.

Ai ka theksuar se qeveritarët, në vend se t’i luftojnë krimin dhe korrupsionin që janë kushtet kryesore për heqjen e vizave, ata po fshihen prapa demarkacionit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme