Sherifi për bastisjet në shtëpinë e Krasniqit: Veprimet e Speciales të panevojshme dhe traumatike

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 13:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas bastisjes nga Specialja në shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Nisma Socialdemokrate ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Bilall Sherifi, nga kjo parti ka thënë i ka quajtur të panevojshme dhe traumatike veprimet e zyrtarëve të EULEX-it.

Sipas tij, Krasniqi asnjëherë nuk u ka ikur organeve të drejtësisë, duke shtuar se Nisma beson se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe askush nuk mund ta njollosë.

“Nga informacionet që i kemi bastisja është duke u bërë me urdhër të Dhomave të Specializuara dhe dua që nga këtu, të ju drejtohem qytetarëve”.

“Jakup Krasniqi është njeri që tërë jetën ka luftuar për drejtësinë kolektive dhe ka sakrifikuar lirinë individuale”.
“Jakup Krasniqi çdo herë iu ka përgjigjur organeve të drejtësisë, prandaj sot konsiderojmë që kanë qenë të panevojshme por edhe traumatike”.

“Nisma beson fuqishëm në luftën e drejtë të UÇK-së dhe asgjë nuk mund ta njollosë jetën dhe veprën e tij”.

Ai më tej ka shtuar se institucionet duhet të jenë në nivel të përgjegjësisë në mbrojtje të luftës së UÇK-së, raporton EO.

“Veprimet nuk kanë qenë nevojshme sepse ka mjaftuar vetëm një ftesë. Kosova ka dhënë shembull me drejtësinë ndërkombëtare. Kosova ka zhvilluar luftë të drejtë dhe ka qenë viktimë e gjenocidit”.

“Qeveria e Kosovës duhet të jenë në nivel të  përgjegjësive të veta dhe në mbrojtje të luftës së drejtë. Institucionet duhet të përgatiten që të gjithë ata që ju ka ra hise të ballafaqohen të kenë mbështetjen e shtetit të Kosovës”.

“Në kohën kur zëdhënësi i Millosheviqit zgjidhet kryetar i Kuvendit kërcënon dëshmitarë se ku gjenden varrezat, ndërsa zëdhënësi i UÇK bastiset, ne do të vazhdojmë që të kërkojmë drejtësi”.

Të ngjashme