“Kur VV i merr 50% është referendum, kur të tjerët i fitojnë 50% janë pushtues”

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Nismës, Bilall Sherifi i ka quajtur hipokritë e të pangopshëm zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje që po bëjnë fushatë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri, duke e kundërshtuar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë e tij Socialiste.

Sherifi i ka krahasuar dy raste kur LVV-ja e quan një fitore referendum, dhe kur një fitore të ngajshme diku tjetër e quan pushtim, duke komentuar një pankartë nga protestat e djeshme të LVV-së në Shqipëri me pankarta “Për ne jeni pushtues”.

“Hipokrit dhe të pangopshëm!
Kur VV- fiton me 50% të votave në Kosovë, ajo e quan Referendum!Kur të tjerët fitojnë me 50% në Shqipëri e quajnë Pushtim!
Kjo qasje edhe një herë shpërfaq hipokrizinë dhe pangopësinë e VV-së!
Hipokrizia dhe Pangopësia janë vese që shkaktojnë vetëm gjëra të këqija!”, ka shkruar Sherifi.

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një protestë në Thirrë të Shqipërisë kundër hidrocentralit në këtë zonë.

Pjesë e kësaj proteste ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje me kandidatët për deputetë në zgjedhjet atje. Aty kanë marrë pjesë edhe deputetët e LVV-së nga Kuvendi i Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme