Billall Sherifi i gëzohet vendimit të PZAP-së

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Billall Sherifi duket se i është gëzuar vendimit të PZAP’it që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e ardhura nga Serbia.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sherifi ka thënë se me vendimet e sotme, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ktheu ligjshmërinë dhe konfirmoi se NISMA është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Urime dhe falënderime të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve të Koalicionit tonë! Gjithashtu, mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që ngritën zërin kundër tendencave për të pranuar si të ligjshme zarfet e ardhura në mënyrë të paligjshme nga Serbia!”, ka shkruar Sherifi.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur sot për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të cilët janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Paneli lidhur me ankesat ka vendosur si në vijim: PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve. 

Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme