Sulmuesi i Barcelonës ka kërkuar informata për “Djajtë e Kuq” nga bashkëkombësi i tij, sulmuesi i Unitedit, Anthony Martial
Ousmane Dembele pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës që po vjen.
Sulmuesi i krahut nuk e ka gjetur veten sa duhet në “Camp Nou” dhe tash po e shikon një eksperiencë të re.
E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se futbollisti francez ka diskutuar për “Djajtë e Kuq” me bashkëkombësin e tij, sulmuesin e Unitedit, Anthony Martial, përcjell Gazeta Express.
Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit ka kërkuar informata për Manchester Unitedin.
Dembele aktualisht është i lënduar, por gjatë verës do të jetë i gatshëm për një klub të ri.
Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.